Messi dëshiron Salah te Barcelona

Mosha e Messit dhe Suarez të shoqëruar me performancë jo të mirë të Malcolm dhe Dembele kanë bërë që Barcelona të hidhet në gjueti për një sulmuesi të ri.

Piatek, Griezmann e madje edhe Neymar ishin disa nga emrat e përmendur për një shkuarje të mundshme në Camp Nou, por Messi si duket tashmë ka të pëlqyerin e tij, emrin e të cilit ia ka thënë edhe bordit.

Është sulmuesi egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah  ai që me performancën e tij fantastike të kohëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e pesë herë lojtarit më të mirë në botë, njofton donbalon, përcjell Klan Kosova.

Mirëpo për të siguruar shërbimet e 26 vjeçarit, katalunasit nuk do ta kenë të lehtë pasi që për të interesim kanë shfaqur edhe PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich.