Lionel Messi ka vazhdon të qëndrojë në majat e futbollit.
Ylli argjentinas ka shënuar një gol të bukur në sfidën mes Slavia Pragës dhe Barcelonës, për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij që në minutën e 3′.
Ky gol është i rëndësishëm për pesë herë fituesin e Topit të Artë, shkruan lajmi.net.
Messi, me golin e shënuar kundër Slavias, barazon rekordin e Cristiano Ronaldos dhe Raul Gonzales, duke u shënuar 33 skuadrave të ndryshme në Ligën e Kampionëve.
Argjentinasi po ashtu bëhet lojtari i parë që shënon në 15 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve. Diçka vërtetë mahtnitëse./