Mësohet orari i ndeshjes Turqi – Kosovë

Mediat turke kanë raportuar se UEFA ka vendosur orarin e ndeshjes ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet me 12 nëntor.

Ndeshja nuk do të luhet në Stamboll, por Federata Turke e Futbollit ka vendosur që Antalya do të jetë nikoqir i Kosovës.

Turqia dhe Kosova do të luajnë në “Antalya Stadyum”, duke filluar nga ora 21:00 me kohën lokale turke, respektivisht në orën 20:00 me kohën tonë.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Në tri ndeshjet e para Turqia ka 2 pikë të grumbulluara, kurse Kosova vetëm një.