Salman Abedi është emri i personit i cili dyshohet se kreu sulmin vetëvrasës ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u plagosën 59 të tjerë. Shpërthimi në Manchester Arena ka tronditur Britaninë e Madhe, e cila edhe më parë ka qenë cak i sulmeve të ngjashme.
22-vjeçari ishte i lindur në Manchester dhe vinte nga një familje me origjinë libiane, trnsmeton BBC.
Deri më tani janë emëruar tre viktima – Saffie Rose Roussos, tetë vjecare, Georgina Callander dhe John Atkinson, 28 vjeç.
Policia e Mançesterit tha se prioritet i tyre ishte të përcaktohej nëse Abedi kishte punuar i vetëm apo jo. /MESAZHI/