Mësohen çmimet e Mercedes-Benz A-Classës së re (Foto)

Mercedes ka nisur të marrë porositë për klasën e re A në Gjermani, ku versioni bazë i A200 kushton rreth 30 mijë euro.

Brezi i katërt i Mercedes-Benz A-Class u prezantua në ceremoninë e Amsterdamit në fillim të shkurtit dhe një muaj më vonë u bë e ditur lista e çmimeve për disa tregje evropiane.

Klasa e re A në Gjermani do të shitet me një çmim prej 30,231 euro, modeli bazë A200 me motor benzinë 1.3-litër Turbo e kapacitet prej 163 kuajfuqi, në kombimin me marshin manual prej gjashtë shpejtësvie, ndërsa si opsion është dhe marshi automatik prej shtatë shpejtësive.

Blerësit që dëshirojnë versionin më të fuqishëm për 36.461 euro do të blejnë modelin A250 2.0-litër Turbo benzinë me 224 kuajfuqi, transmeton ksp.

Në ofertë është edhe modeli A180d, me çmim fillestar prej 31.398 euro, me katër cilindra, 1.5-litër Turbo-dizel e me 116 kuajfuqi.

Dërgesat e para për modelin e ri të klasës A pritet të fillojnë në muajin maj./Infokusi/