Mësimdhënësit nga 14 janari në grevë të përgjithshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka marrë vendim që nga 14 janari të hyjë me grevë të përgjithshme në arsim. Greva do të jetë me afat të pacaktuar. Ata po kërkojë rishikimin e ligjit të pagave, me të cilin po këkrojnë ngritjen e pagave për mësimdhënësit me 30 përqind. Vendimi për grevë është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit drejtues të SBASHK-ut, e cila posa ka përfunduar.