Mesfushori i Juventusit përfundon sezonin

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Juventus ka marrë një tjetër lajm të hidhur.

Juventus u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Ajaxi, gjersa tani ka mësuar një tjetër lajm të hidhur.

Sami Khedira e ka mbyllur sezonin para kohe, pasi do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, përcjell lajmi.net.

Mesfushori gjerman kishte munguar një muaj te Juventus, pasi kishte probleme me zemër, gjersa tani do të rifutet në operacion për një lëndim në gju.

Khedira i ka humbur ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, gjersa ai pritet të rikthehet në ndeshjet parasezonale.