Mesfushorët më të mirë në Ligën e Kampionëve, prinë ylli i Barcelonës

Liga e Kampionëve ka publikuar disa statistika të lojtarëve në fazën e grupeve.

Gara më e madhe në Evropë për klube, Liga e Kampionëve, ka publikuar disa statistikat për mesfushorët më të mirë në fazën e grupeve.

Sergio Busquets, është aktualisht mesfushori më i mirë në këtë sezon të kompeticionit të UEFA-së, duke kompletuar 336 pasime nga gjithsej 349, përcjell “lajmi.net”.

Në vendin e dytë renditet, Toni Kroos, me 414 pasime, nga gjithsej 439.

Ndërsa, në vendin e tretë është, Axel Witsel, ku ka arritur t’i bëjë 296 pasime të sakta, nga 314.

Më poshtë mund t’i shikoni listën e plotë të mesfushorëve më të saktë në Ligën e Kampionëve në pasime.