Mesazhet e Melania Trump në Afrikë në kundërshtim me politikat amerikane

Vizita e zonjës së parë amerikane, Melania Trump në Ganë, Malavi, Kenia dhe Egjipt nuk duhej të surprizonte njeri. Në fakt është një traditë e zonjave të para.

Ajo shkoi në këtë kontinent për të promovuar fushatën e saj “Be Best” (Të jesh më i miri) dhe të vendosë theksin te të drejtat e grave dhe shëndeti i fëmijëve.

Por ajo që e dallon këtë vizitë nga zonjat e tjera të para amerikane është se mesazhet e dhëna nga Melania Trupm, janë në kundërshtim me politikat e bashkëshortit të saj, shprehen ekspertët e shëndetësisë dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare të cituara nga CNN.

“Për shkak të politikave të presidentit Trump, ne po u mohojmë grave dhe fëmijëve ndihmë në çështjet emergjente të shëndetit”, thotë përfaqësuesi i një organizate në Malavi, që foli në kushte anonimati.