Merr fund ëndrra e Lorianës, kosovarja mposhtet në çerekfinale

Ka marrë fund edhe ëndrra e Loriana Kukës për medaljen e artë në Lojërat Evropiane të Minskut.

Kuka e cila në këto gara merrte pjesë në kategorinë deri në 78 kilogramë, nuk ka arritur të shkojë më larg sesa çerekfinalja.

Xhudistja kosovare pati fatin që të ndeshej vetëm dy herë në këtë kompeticion, shkruan lajmi.net.

Në duelin e parë, Kuka triumfoi ndaj britanikes Brown, për tu përballur në çerekfinale me Guusje.

Holandezja Steenhuis Guusje ishte më e fortë sesa Kuka, dhe arriti t’ia shuante ëndrrën për medaljen e artë.

Deri më tani, Kosova mbetet me vetëm dy medalje në Lojërat Evropiane të Minskut.

SHPËRNDAJE