Merkel përsëri pëson dridhje, e treta brenda 3 javëve

Kancelarja gjermane Angla Merkel pësoi dridhjen e tretë brenda një periudhe prej tri javësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Merkel pësoi dridhje gjatë intonimit të himneve në ceremoninë zyrtare të organizuar në kryeministrinë në Berlin për kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne.

Gjatë dridhjes Merkel u pa teksa përpiqet të kontrollojë veten.

Një zyrtar i cili foli në kushte anonimiteti, tha se gjendja shëndetësore e kancelares gjermane është e mirë.

Merkel më herët pësoi dridhje gjatë pritjes së presidentit të Ukrainës Vladimir Zelenskiy më 18 qershor dhe gjatë ceremonisë së emërimit të ministres së Drejtësisë Christine Lambrecht në Pallatin Presidencial më 27 qershor.