Merkel fton Erdoganin në Gjermani

Kancerlarja gjermane, Angela Merkel, fton në Berlin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se kancerlarja gjermane ka ftuar presidetin Erdoğan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit.

Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Düsseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen.

SHPËRNDAJE