Merkel apel kundër ekstremizmit të djathtë në përvjetorin e “Valkyrie”

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje qytetarëve gjermanë të kundërshtojnë qasjen ndaj ekstremizmit të djathtë gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të atentatit më të famshëm ndaj Adolf Hitler.

“Kjo ditë na kujton jo vetëm ata që vepruan atë 20 korrik, por të gjithë ata që kundërshtuan sundimin nazist”, tha Kancelarja. “Njëlloj si atëherë, edhe sot jemi të detyruar t’i kundërshtojmë tendencat që përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Kjo përfshin edhe ekstremizmin e djathë”.

Merkel shprehu falënderimin e saj për gjerman Claus von Stauffenberg, dhe komplotistët e tjerë, të cilët në vitin 1944 u përpoqën të vrisnin diktatorin nazist duke i vendosur një bombë në zyrë. Von Stauffenberg dhe rreth 200 bashkëpunëtorë të tij u kapën dhe u ekzekutuan.

Në vitet e fundit ka pasur një rritje të sulmeve me karakter të ekstremit të djathtë në Gjermani, madje është vrarë edhe një politikan, i cili sipas prokurorëve është ekzekutuar nga vrasës me lidhje me grupet neonaziste. Sipas të dhënave qeveritare në Gjermani ka 24 000 persona që klasifikohen si ekstremistë të djathtë dhe rreth 13 000 besohet se kanë prirje për veprime të dhunshme.

Cfarë është operacioni Valkyrie

Në 20 korrik 1944, Koloneli Von Stauffenberg vendosi një valixhe me bombë poshtë tavolinës ku Adolf Hitler po mbante një mbledhje. Megjithëse vetëm pak metra larg, shpërthimi shkaktoi dëme të papërfillshme për jetën e diktatorit nazist.

Von Stauffenberg dhe të tjerët që organizuan atentatin u akuzuan për tradhti dhe u ekzekutuan brenda disa orësh.

Përpjekja e tyre për të marrë nën kontroll regjimit dhe të bënin paqe me Aleatët Perëndimorë për t’i dhënë kështu fund Luftës II Botërore dështoi dhe për dekada me radhë nuk u vlerësua. /Opinion.al