Merkato veçse ka filluar, Reali ka shpenzuar mbi 300 milionë euro

Ardhja e Ferland Mendy në ‘Santiago Bernabeu’ ka bërë që shpenzimet e Real Madridit për verën të kalojnë shifrën e 300 milionë eurove.

Francezi erdhi nga Lyon për 48 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuse, dhe kjo ka bërë që shpenzimet e Los Blancos gjatë kësaj vere të kalojnë ato të vitit 2009 kur Reali harxhoi 254 milion në lojtarët si Karim Benzema, Kaka, Xabi Alonso dhe Cristiano Ronaldo.

Pesë lojtarë janë transferuar këtë verë te Reali, përcjell lajmi.net.

Nënshkrimi i Rodrygo ka qenë i njohur për disa kohë për 45 milion euro, si dhe 50 milion euro për Eder Militaon, 60 milion euro për Luka Jovicin, 100 milion euro tani për tani për Eden Hazard dhe më pas tarifa e Mendy.

Vera do të jetë e gjatë dhe, ndërsa lojtarët duhet të largohen, janë planifikuar edhe më shumë blerje.

Operacioni Paul Pogba është duke u zhvilluar dhe francezi mund t’i harxhojë klubit deri në 150 milionë euro, edhe pse Real Madridi do të bëjë gjithçka që mundet për të ulur shpenzimet në nënshkrimin e tij.

James Rodriguez dhe Gareth Bale janë dy emrat që pritet të largohen nga kryqyteti spanjoll këtë verë. 

SHPËRNDAJE