Mërgimtarëve që po kalojnë për Serbi u shpërthehen gomat – gozhdat me flamur serb

Bashkatdhetarët që po kthehen nga Kosova, nëpër Serbi po vazhdojnë të iu dëmtohen gomat.

Siç ka raportuar më herët Indeksonline, dëmtimi i gomave nga persona të paidentifikuar ende po vazhdon.

Në foto shihet se gozhdat kanë ngjyrën e flamurit të Serbisë.

Ngjarja nga dëshmitarët thuhet se ka ndodhur në autostradën e Nish-it të Serbisë.

Në grupin “Merakli t’kerreve” persona të ndryshëm e kanë treguar rastin, ku edhe kanë kërkuar ndihmë nga të tjerët.

Ata bëjnë thirrje për kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi.