Mërgimtarët lëshojnë Kosovën pas festave, krijohen kolona të gjata në kufi

Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë.

E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi, shkruan lajmi.net.

Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër.

Ndërkaq, në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë dhe nuk ka pritje të gjata.