Mërgim Lushtaku: Paqe nga Haga, jemi të gatshëm të dëshmojmë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku sot po intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Sami Lushtaku në Hagë është shoqëruar nga djali i tij, Mërgim Lushtaku deputet i Kuvendit të Kosovës.Ai ka thënë se babai i tij ka qenë dhe është gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejt të UÇK-së, përcjell lajmi.net. “Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. Postimi i plotë:Paqe nga Haga Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,Kryerjen e 400 masakrave,Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.