Mercedesi E-Klas në “duar” të kosovarit nga Peja, habit gjermanët me talentin e tij

Ka vetëm 6 vjet që punon në fabrikë të Mercedesit në Sindelfingen të Gjermanisë.

Por, Bekim Gashi nga Raushiqi i Pejës, që jeton prej më shumë se dy dekada në Gjermani, po habit drejtuesit e Daimler Mercedes-Benz me kreativitetin dhe përkushtimin e tij.

Gashi i cili tashmë është caktuar edhe si trajner i modelit të ri të E-Klas që fillon të prodhohet në të ardhmen ka marr lëvdata nga mbikëqyrësit e tij.

Faqja zyrtare e markës më të fuqishme të veturave në botë, ka postuar disa fotografi të tij, ku në secilin prej tyre ka dhënë një përshkrim për punën e përditshme të pejanit.

“Jam caktuar edhe si trajner i modelit të ri që fillon në të ardhmen e afërt, ku jam pëgjegjës per trajnimin e të gjithë punëtorëve në dy linitë e prodhimit në katër Grupe, si dhe për harmonizimin e punëve në stacione të ndryshme në të dy linitë”, ka thënë Gashi për EkonomiaOnline.

EkonomiaOnline ka zhvilluar një bisedë me Bekim Gashin, nga i cili ka marr edhe detaje shtesë për punë që e bënë në fabrikën më të fuqishme në planet.

”Po jam mbikëqyrës i grupit si montues i shumë pjesëve që janë të cekura që më dallojnë si multi-talent në montim dhe kontrollim te kualitetit”.

“Montojmë nga karrikat e para, prapa, timonin, airbeg-in, pompa të ndryshme, gypa të frenuesve, si dhe furnizimit me dirivate dhe ato për ftohjen e motorit etj.

SHPËRNDAJE