Mercedesi debuton dy vetura me nga 600 kuaj-fuqi

Në panairin e veturave në Los Anxhelos, Mercedes, kompani prodhuese për automobila, ka prezantuar veturat Mercedes AMG GLE 63 dhe GLS 63.

I pari ka motor 4.0-litërsh, që i mundëson të prodhojë 602 kuaj-fuqi, derisa modeli i dytë ka 612 sosh, transmeton lajmi.net.

Modeli GLE arrin shpejtësinë 100 km/h për 4 sekonda, derisa ai GLS për 3,7 sekonda.

Firma prodhuese e makinave ende nuk ka bërë të ditur çmimin për këto dy automjete.