Mercedes paraqet modelet e reja E300e dhe E300de

Plug-in hibrid janë një zgjidhje e përkohshme midis automjeteve me motorë benzinë ose naftë që dominonin në shekullin e parë të industrisë së automobilave dhe modelet plotësisht elektrike sot besohet se janë e ardhmja e veturave.

Mercedes kohët e fundit hyri në epokën e re elektrike, duke prezantuar SUV-at e tij të parë në energjinë elektrike – modeli EQC, por motorët benzinë dhe naftë vazhdojnë të dominojnë gamën e këtij prodhuesi.

Megjithatë, modelet Mercedes-Benz me motorë konvencionalë kanë gjithnjë e më shumë versione plug-in hibrid, të cilat përveç njësisë bazë të makinës kanë një motor elektrik shtesë dhe bateri.

Dy modelet më të reja hibride janë Mercedes E300e dhe E300de. Të dyja janë në shënjestër të shoferëve që udhëtojnë shumë kilometra në vit, si në distanca të gjata dhe në qytet, ku në sajë të makinës hibride plug-in ato mund të voziten ekskluzivisht me rrymë, me zero emetim të gazrave të dëmshme.

E300e është një zëvendësim për E350e aktual. Mundësohet nga një motor benzinë me katër cilindra 2.0 litra turbo me 211 kuaj fuqi, me motor elektrik 122 kuaj fuqi, ndërsa bateritë e motorëve kanë një kapacitet prej 13.5 kWh

Fuqia totale e kombinuar e sistemit hibrid është 320 kuaj fuqi, ndërsa Mercedes E300e nga 0 deri në 100 km/h përshpejton për 5.7 sekonda përpara se të arrijë maksimumin prej 250 km/h.

Për ata që kujdesen për pastërtinë e ajrit në zonat urbane, tipari më i rëndësishëm i kësaj makine është se mund të shkojë deri në 50 km vetëm me energji elektrike, ndërsa paraardhësi i tij E350e ka një fuqi autonome prej vetëm 33 km.

Sipas Mercedes, emetimet mesatare të CO2 janë 45 gramë për kilometër. Kur është fjala për modelin tjetër, E300de, ky Mercedes përdor një motor me katër cilindra 2.0-litërsh me 194 kuaj fuqi dhe të njëjtin motor elektrik si E300e. Fuqia totale e kombinuar është 306 kuaj fuqi.

Automobili nga 0 deri në 100 km në orë arrin pak më vonë se E300e, 5,9 sekonda, por radiusi i lëvizjes në vozitje me rrymë është më i lartë – 54 km. Emetimi i dyoksid karbonit është 4-41 g/km.

Ndryshe nga E300e, i cili është i disponueshëm vetëm në versionin limuzinë, E300 do të jetë gjithashtu në dispozicion në variantet karavan.

Bateria te të dyja modelet mund të mbushet prej 10 deri në 100% për rreth 1.5 orë me ndihmën e ngarkuesit Wallbox, ndërsa në daljen e rregullt në shtëpi kërkon rreth 5 orë mbushje.