Mercedes-Benz GLE e re. Fuqi e gjithanshme

M05, front, plate, NUM, CMYK - tif-file only!

Ndonjëherë nuk janë vetëm përmasat ato që përcaktojnë fuqinë dhe komoditetin e një mjeti. Janë një sërë komponentësh të kombinuara me një funksion të vetëm; për të garantuar një udhëtim komod dhe të sigurt. Ikona e modeleve SUV vjen e transformuar rrënjësisht në pjesën e jashtme dhe ato të brendshme. Interiori luksoz është i pajisur me sistemin më të fundit infotaintment MBUX – Mercedes-Benz User Experience, për më shumë komoditet dhe më shumë siguri. Përveç risive teknologjike të modelit të ri Mercedes-Benz GLE, dhe krahas shumëllojshmërisë dhe mundësive për blerje direkte, Auto Star Albania, pjesë e Kastrati Group, ka përgatitur disa paketa financimi, të cilat përfshijnë financim deri në 70 % të vlerës së mjetit për një peridhë që varion nga 1 deri në 6 vite, me vetëm 3.9 % interes. Pra, shuma e parapagimit fillon nga 30 % e vlerës së mjetit dhe mund të përshtatet sipas preferencave dhe mundësive të vetë klientit. Paketat e financimit gjithashtu përfshijnë dhe shumë mundësi dhe avantazhe të tjera dhe mund të përshtaten sipas nevojave dhe preferencave të klientëve. Zbuloni gjithçka e bën GLE-në e re kaq të veçantë, shkruan ballkanweb.

Prespektiva nuk është asnjëherë e mjaftueshme. 

Madhështia e saj nuk është ajo që shikoni. Është ajo që ju prekni, provoni dhe përjetoni. Vështirë të ketë një model tjetër që unifikon kaq mjeshtërisht fuqinë, elegancën dhe teknologjinë më të fundit, të gjitha në një model. Proporcionet dhe dizajni modern i GLE-së së re, format e saj muskuloze dhe linjat e pastra në pjesën e përparme, anësore dhe atë pasme dhe dizajni i ri i fenerëve të përparmë dhe të pasëm, nuk lënë asnjë dyshim dhe e bëjnë atë një zgjedhje të veçantë. Një model i krijuar për të zgjuar në maksimum dëshirën për më shumë fuqi dhe më shumë prezencë. GLE karakterizohet për një bukuri unike, një kombinim fantastik i madhështisë me teknologjinë dhe materialet e cilësisë superiore, dhe një përzgjedhje e kujdesshme e gjithçkaje të rëndësishme për ju. Luksi modern dhe prezenca e fuqishme e modelit të ri GLE është përshtatur mjeshtërisht për çdo terren. Mjafton një hap pas për të shijuar në maksimum madhështinë e dizajnit të GLE-së së re. Linja opsionale AMG me gomat 22 inçësh mund ta bëjnë të duket edhe më sportive.