Mëngjesi, racioni më i rëndësishëm i ushqimit

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Pas gjumit te nates, mëngjesi është mjeti i përsosur për të filluar metabolizmin dhe sigurimin e energjisë për vijueshmerine e dites. Duke qene vakti i parë pas zgjimit, ai duhet të na japi energji të mjaftueshme për të gjithe ditën si dhe te gjitha sfidat që na presin.

Një mëngjes i shëndetshëm duhet te jete i pasur me karbohidrate të cilat nxisin trurin dhe e ushqejnë atë duke rritur përqendrimin. Për këtë arsye, ne rekomandojmë futjen e drithëra që përmbajnë karbohidratet komplekse dhe qe i ofrojne trupit fibra të mjaftueshme.

Pas karbohidrateteve, te radhës në listën e mengjesit jane vitaminat. Kombinimi i vitaminave me disa proteina me vlera te larta ushqyese do tju japë energji të mjaftueshme për një fillim cilësor te dites.

Proteinat janë strukturat themelore të ndërtimit të materies se indeve në trup. Pa proteinat kemi nje sistem nervor keqfunskionues, nuk ka imunitet te larte, keshtu qe nuk ka jetë dhe nder te tjera proteinat sigurojne një ndjenjë të ngopjes, kështu që nuk do te na duhet te mbështetemi në karbohidrate te keqija(cokollata,embelsira,buke,pizza).

Si një burim i mirë i proteinave mund te perdoren gjalpi kikirikut , vezë si dhe gjithashtu Whey Protein. Vezët jane nje ushqim klasik për një mëngjes të mirë. Vezë janë ushqime me vlera të jashtëzakonshme biologjike dhe ushqyese. Vlera e mesatare energjitike është 147 kcal per 100 g . Vezet janë gjithashtu shumë të pasura me proteina = 6 gram per kokerr.

Proteinat Whey(Hirre ne shqip , nje lloj proteine qe vjen gjate procesit te fermentimit te qumeshtit dhe prodhimit te djathit)është burimi më i pasur i BCAA që janë te shume te domosdoshme per metabolizmin e muskujve, dhe janë kritike gajte kohes se stervitjes, por edhe në periudhën e pushimit(rimekembjes se muskujve). Whey përmban leucine amino acide dheglutamine, të cilat janë të rëndësishme në ndërtimin dhe muskujt dhe rritjen e tyre. Shkurtimisht whey protein i bën atletëtmë të përgatitur dhe elastik ne shumellojshmerine e aktiviteteve.

Pika e fundit qe duhet te jete patjeter per nje mengjes te plotë janë acidet yndyrore omega 3. Acidet yndyrore omega 3janë acide yndyrore esenciale të pangopura qe gjenden në ushqime të tilla si peshk, fara liri, fasule, arra ose peshk ton.Acidet yndyrore omega 3 janë thelbësore për shëndetin e njeriut dhe sasia ditore prej 1,6 gram në ditë (EPA dhe DHA) përburrat dhe 1,1 gram në ditë (EPA dhe DHA) për gratë është cilesuar si konsumi minimal ditor.

Nëse ju dilni nga shtepia pa mëngjes atëherë ju do të keni një përqendrim të reduktuar, nje kohe reagimi të zgjatur(kujdes per shoferet), nivel të ulët të sheqerit në gjak dhe reduktim te produktivitetit ne punë.Pra me mire te shkoni me pak vonese ne shkolle, universitet apo dhe pune por nqs e doni veten tuaj mos dilni pa mengjes.

SHPËRNDAJE