Memoaret e zbuluara rrëfejnë për jetën e robit afrikan-musliman në Amerikë

Autobiografia e Omar ibn Said, një robi musliman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), hedhë dritë mbi jetën e shumë afrikanëve të cilët ishin shitur në kuadër të Tregëtisë Atlantike të Robërve, raporton AnadoluA gency (AA). Koleksioni i dorëshkrimeve ishte përmbledhur nga abolicionisti Theodore Dwight në vitet 1860-ta, pas çka kaloi nëpër duar të ndryshme, që të zhduket për një periudhë 50 vjeçare. Javën e kaluar, Libraria e Kongresit (amerikan) bëri të ditur se autobiografia tahmë është në posedimin e saj bashkë me dokumente tjera, kopje dixhitale të të cilave ka publikuar ne ueb faqen e saj. Jeta e Saidit ka pushtuar shumë historianë, të cilët e kanë përdorur atë, për t’i dhënë një pasqyrë më të detajuar jetës së skllevërve afrikanë. “Nuk mund të shkruaj mbi jetën time meqë kam haruar shumë nga gjuha ime amtare, po ashtu edhe arabishten. Mos më akuzo, vëlla. Zotit i qofshim falë për mëshirën dhe mirësinë e tij”, shkruan Said në një letër, pranuesi i së cilës mbetet i panjohur. Said ka qenë një musliman afrikan i arsimuar, i lindur rreth vitit 1770 në Futa Toro, në atë që sot quhet Senegal. Ai ishte rrobëruar në moshën 37 vjeçare për t’u shitur në Karolinën e Jugut. Për veten e tij thotë se para robërimit ka qenë një dijetar, mësues dhe tregëtar. Pasi ka arritur në tokën amerikane, Said është blerë nga James Owen, vëllai i guvernatorit të atëhershëm të Karolinës së Veriut, John Owen. Vëllezërit amerikanë ishin mahnitur nga personaliteti i Saidit të cilit i kishin dhënë një Kur’an në gjuhën angleze, duke shpresuar se përmes tij do të mësonte gjuhën. Në 1821, Saidi u konvertua në krishterizëm dhe u pagëzua. Megjithatë, të dhënat flasin se në të vërtetë ai kurrë nuk e braktisi besimin e tij, që ishte islami. Ajo çfarë e dallon biografinë e Saidit nga tjerat është shkrimi i saj në arabisht, një gjuhë që vështirë kuptohej nga të tjerët në Amerikën e asaj kohe. “Kjo i bën memoaret e tij të jenë më të sinqerta dhe më autentike”, thotë Mary-Jane Deeb, shef i departamentit afrikan dhe Lindjes së Mesme në Bibliotekën e Kongresit. Said vdiq në vitin 1864, një vit para se SHBA-të të heqin zyrtarisht skllavërinë. Si skllav jetoi 50 vjet në shtëpinë e James Owen, ku dhe vdiq.