Meksikë, 5 të vdekur nga sulmi në një lokal nate

Një sulm i armatosur në një lokal nate në qytetin Salamanca në shtetin Guanajuato të Meksikës la pesë persona të vdekur të enjten mbrëma, raportoi e përditshmja lokale El Universal, transmeton Anaodlu Agency (AA).

Sipas raportimit, një grup sulmuesish hynë në lokalin Raymond rreth orës 1:30 sipas kohës lokale dhe hapën zjarr ndaj klientëve dhe të punësuarve.

Forcat e sigurisë së Salamanca theksuan se motivi i sulmit nuk është ende i qartë.

Në muajin mars, të paktën 16 persona u vranë kur një sulm i ngjashëm ndodhi në një lokal tjetër të qytetit, të quajtur La Playa.

Që nga janari, 12 sulme ndaj lokaleve të natës kanë ndodhur në shtetin Guanajuato dhe 29 persona humbën jetën.