“Meka Halal Food” ndan rrogën e 14-të për punëtorët e saj

Kompania “Meka Halal Food” nga Dragashi ka bërë të ditur sot se ka dhënë rrogën e 14-të për të gjithë punëtorët e kësaj kompanie. Me tutje, kreu i kësaj kompanie, Burim Piraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook përveç se ka bërë të ditur ekzekutimin e pagës së 14-të për punëtorët, ai paralajmëron se nga data 1 shkurt paga minimale e një punëtori do të jetë 300 euro me të gjithë shpenzimet të paguara nga kompania. Postimi i plotë: “Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi! Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të. Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 EURO me të gjithë kontributet të paguara nga kompania! Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë!”, ka shkruar Burim Piraj.