Megjithatë, Kosova merr pjesë në Rusi

Kosova, megjithatë do të merr pjesë në Xhudo Masters në Rusi.

Kështu ka njoftuar trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Ai ka bërë të ditur se kreu i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer i ka bërë të ditur kreut të Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, se xhudistet tona do të marrin pjesë në “The Best of the Best”, që do të mbahet në Shën Petersburg të Rusisë.

“Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga Komuniteti sportiv por edhe politik të shtetit Rus përsëri bëri që Kosova të prezentohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!“, ka shkruar Kuka në Facebook.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova me medalje të artë nga Haga

Kosova do të merr pjesë në këtë turne me xhudistet Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Ditë më parë, Kosovës i ishte refuzuar pjesëmarrja me simbole shtetërore dhe FXHK nuk kishte pranuar të marr pjesë me flamurin e Federatës Botërore në këtë turne.

Kujtojmë se turneu do të zgjat vetëm dy ditë dhe do të mbahet më 16 dhe 17 Dhjetor.