Megabit (Mb) dhe Megabajt (MB), a e dini ku dallojnë?

A dini të bëni dallimin mes megabit (Mb) dhe megabajt (MB)? Ndërsa të dy janë të ngjashëm në shqiptim, në të vërtetë janë shumë ndryshe.

Dhe të dy janë po aq të rëndësishëm sepse përcaktojnë shpejtësinë e transmetimit të të dhënave siç është rasti i shpejtësisë së internetit apo madhësinë e pajisjeve për ruajtjen e të dhënave si hardisqet.

Megjithatë konfuzioni nuk mungon ndërsa sot ne do të shpjegojmë se ku ndryshojnë këto dy terma jetikë në botën e sotshme të internetit.

Çfarë është një Megabit dhe një Megabajt?

Së pari duhet të mësojmë sesi ka filluar çdo gjë. Një bit është një shifër binare të dhënash të kompjuterizuara. Tetë bite prodhojnë një bajt. Një megabit përmbajnë 1 milion bite dhe 8 megabit bëjnë një megabajt.

Madhësia e hardisqeve apo pajisjeve të ruajtjes së të dhënave përcaktohet në “bajt” kurse “bit” përdoret për përcaktimin e shpejtësisë së internetit.

Njerëzit janë më të njohur me termat gigabajt (GB) apo edhe terabajt (TB) për shkak se përcaktojnë sasinë e të dhënave. Një gigabajt përmban 1,000 megabajt dhe një terabajt plot 1,000 gigabajt.

Cili është ndryshimi mes shkurtesave?

Inicialet, ose shkurtesat, janë shumë të rëndësishme për të bërë dallimin mes tyre. Duke qenë se megabit është një njësi matëse më e vogël sesa një megabajt, shoqërohet nga gërma e vogël “b” dhe shkurtimisht emërohet “Mb.”

Megabajt është njësi matese më e madhe dhe në këtë rast “b” e vogël bëhet kapitale, pra “MB.”

Të dy, megabit dhe megabajt, përdoren për të përcaktuar shpejtësinë e transmetimit të të dhënave mes hardisqeve apo në internet.

Kur flasim për shpejtësinë e transferimit të të dhënave mes dy pajisjeve të memories, mund të përdoren të dyja “Mb” dhe “MB” edhe pse kjo e fundit është forma më e zakonshme.

Për matjen e shpejtësisë së internetit përdoret “Mb” ose “MB” e kombinuar me kohën që duhet për transferimin e të dhënave në sekonda dhe merr shkurtesën “Mbps” ose “MBps” ku “ps” do të thotë “për sekond.”

Gjithashtu “Mbps” përdoret në të shumtën e rasteve edhe nga ofruesit e internetit “ISP-të.” Asnjë kompani nuk shet internet “6.2 MBps” por “50 Mbps.”

SHPËRNDAJE