Mediet në Angli zbulojnë emrin e trajnerit të ri të Chelsea

Eusebio Di Francesco është trajneri i fundit që ky hyrë në listën e dëshirave të presidentit Roman Abramovich, për të marrë drejtimin e Chelsea.

‘Blutë e Londrës’ do të ndajnë rrugët me trajnerin Antonio Conte pas përfundimit të këtij sezoni, ku rrezikojnë shumë të mbesin jashtë zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Derisa largimi i Contes po duket i sigurt, lista e trajnerëve potencial për të marrë drejtimin e Chelsea sa shkon e rritet.

Mediet në Angli raportojnë se trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, është emri i fundit që ka filluar të pëlqehet shumë nga Roman Abramovich.

Di Francesco po përfundon sezonin e parë te Roma, ku ka arritur të bëjë historinë duke e dërguar skuadrën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve