Mediat serbe: Brnabiç në vend të Vuçiqit në Nju Jork – takimi i Thaçit me Trump një “goditje e madhe” për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq definitivisht nuk do të përfaqësojë Serbinë, javën e ardhshme, në sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në vend të tij, siç shkruan mediumi serb Danas, përcjell Telegrafi, për në New York do të udhëtojë kryeministrja Ana Brnabiç.

Sipas burime të mediumit në fjalë, Vuçiq është dashur të marrë pjesë në këtë ngjarje disaditore, ashtu siç bëri vitin e kaluar, por këtë herë nuk ishte në gjendje të për shkak të angazhimeve të tjera.

Rikujtojmë, presidenti i Serbisë javën e kaluar, ka thënë: “Unë nuk jam mjaft i sigurt, por ndoshta do të shkojë Brnabiç, jo unë, në New York. Thjesht dua të jem më shumë në vend, unë nuk mund të jem gjithë kohës jashtë vendit”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Ky medium gjithashtu shton se ende nuk është konfirmuar as data e takimit të Vuçiqit me presidentin rus Vladimir Putin, edhe pse më parë ishte pohuar se ky takim duhet të organizohet gjatë këtij muaji.

Ndërkohë është raportuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javën e ardhshme pritet të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.

Dhe kjo gjë gjithsesi nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në Serbi. Kjo sipas mediave serbe, do të ishte një “goditje e madhe” për Beogradin zyrtar.

SHPËRNDAJE