Mediat ndërkombëtare: Kosova i shokon të gjithë

Kualifikimi i Kosovës në play off-in e Euro 2020 nëpërmjet Nations League ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare të cilat i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme fitores së thellë të “Dardanëve” me shifrat 4-0 ndaj Azerbajxhanit.

“Me Kosovën në Ligën D janë kualifikuar gjithashtu në play-off edhe Gjeorgjia, Maqedonia e Bjellorusia”, shkruan gjermania Kicker e cila nënvizon se njëra nga këto 4 ekipe të ashtuquajtuara outsider do të jetë në finalet e Euro 2020.

“E sapoardhura Kosovë siguron kualifikimin në play off-in e Euro 2020”, shkruan amerikania Washington Post.

Sky Sports në Britaninë e Madhe shkruan, “Kosova i jep vetes një shans për t’u kualifikuar në Euro 2020”.

News28.com vjen me një titull shumë interesant: “ Kosova i shokon të gjithë, siguron pjesëmarrjen në play off duke shkatërruar Azerbajxhanin”.