Mediat angleze: Chelsea përgatit ofensivën për Hysajn

Prestigjozja britanike “The Sun” ka raportuar sot se Chelsea po punon për të marrë në Londër mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, shkruan supersport.al.

Shkodrani 24-vjeçar, i cili iu bashkua Napolit 3 sezone më parë, pas ngulmimit të Maurizio Sarrit, është gati të ndërrojë sërish ambient, për t’u ribashkuar edhe njëherë me teknikun italian.

Me largimin e Sarrit dhe ardhjen e Ancelottit, mbrojtësi shkodran ka nisur disa takime nga stoli, por sipas menaxherit të tij, kjo është bërë për shkak të rotacionit.

Gjithsesi Sarri u ka kërkuar drejtuesve të Chelseat një mbrojtës në krahun e djathtë, duke vënë në krye të listës pikërisht futbollistin e Kombëtares Shqiptare.

Kontrata e Hysajt me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021, ndërsa klauzola për prishjen e saj është përcaktuar 50 milionë euro.

Gjithsesi londinezët janë të bindur se mund ta marrin edhe më lirë, nëse e blejnë mbrojtësin që në janar, por e lënë në huazim te Napoli, deri në fund të këtij sezoni.

SHPËRNDAJE