Më 14 nëntor diskutohet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Kosova është kthyer në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në mbledhjen e 14 nëntorit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet për Republikën e Kosovës.

“Kosova është kthyer në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në sesionin e ardhshëm, i cili dot mbahet me 14 nëntor, do të diskutohet për të”, kështu ka thënë sot Daçiq për Tanjugun serb, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se disa herë kishte pasur tentime nga Britania e Madhe që të ndryshohet orari dhe të rrallohen raportimet për Kosovën, mirëpo kjo gjë ishte kundërshtuar nga Serbia dhe Rusia. /