McGregor i dëshpëruar, tani i ofendon familjen Nurmagomedov (Foto)

Ndonëse tashmë në pension, Conor McGregor nuk i ndalë ofendimet ndaj kundërshtarit që ia mbylli karrierën, Khabib Nurmagomedov.

Si shpeshherë, ish-kampioni i MMA përdori rrjetet sociale për të sulmuar kundërshtarin e tij rus, në mënyrat më të ulëta.

Pasi e ofendoi atë në bazë fetare dhe kombëtare, tani McGregor nuk po i kursen as ofendimet ndaj gruas së tij.

Ai e përdori llogarinë e tij në Twitter për ta quajtur gruan e Nurmagomedov “peshkir”, për shkak të shamisë që mbante në kokë në një fotografi nga ceremonia e dasmës.

Nurmagomedov asnjëherë nuk ka dalur në publik me familjen e tij, dhe ka kërkuar respekt dhe privatësi për të. /Mesazhi/