Mbytet një person në Liqenin e Batllavës

Një person ka vdekur pasditen e sotme në liqenin e Batllavës.

Policia e Kosovës e kontaktuar nga Indeksonline kanë thënë se, personi në fjalë dyshohet se është fundosur.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar një informacion se një person dyshohet te jetë fundosur në liqenin e Batllaves. Ekipet policore janë ne vendin e ngjarjes. Për detaje te tjera do te njoftoheni me kohë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ndryshe, personi në fjalë ishte i moshës 55 vjeçare.