Mbyllet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Haradinaj

Është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga kryeministri Haradinaj.

Me të filluar kjo seancë, partitë opozitare deklaruan se Haradinaj nuk e ka pasur në kompetencë të thërras seancë ku do të votohen në lexim të dytë projektligjet, raporton lajmi.net.

Sipas tyre, vetëm komisionet e Kuvendit e kanë në mandate shqyrtimin dhe sjelljen për votim të projektligjeve në fjalë.Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se seanca e thirur nga kryeministri nuk ka materie.

Ai kërkoi që të ketë një koordinim më të mirë të Qeverisë me Kuvendin.Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e udhës do të ishte që të mbahej përsëri mbledhja e Kryesisë ku do të qartësohej e gjithë situata.Nga ana tjetër, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se Kuvendi sot do të duhej të mbante seancë për takimet e presidentit Thaçi në Paris.

Seanca u shpall e mbyllur nga kryesuesi i saj, Xhavit Haliti.