Mbushi telefonin në prizën e xhamisë, lë të holla dhe një mesazh…

Një qytetar i cili ngarkoi telefonin në një xhami në rrethin Altınyayla të provincës Sivas të Turqisë, la 2 lira në afërsi të prizës dhe një mesazh ku kërkon falje nga imami dhe xhemati i xhamisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muezini i Xhamisë Rıfat Öçten në këtë rreth, Ali Gündoğdu paratë dhe mesazhin e pa në mëngjes.

Ai në deklaratën për AA tha se ishte shumë i emocionuar pasi ka parë mesazhin “Ngarkova telefonin, prandaj i lash këto para. Ma bëni hallall”, si dhe paratë.

“Ky lloj i ndjeshmërisë duhet treguar jo vetëm në xhamitë por edhe në të gjitha sferat e jetës sociale”, tha Gündoğdu duke shprehur se ishte shumë i emocionuar dhe i lumtur.

Muezini tha se ngjarjet e tilla të ngjashme duhet të jenë të zakonshme për muslimanët. “Numri i pakët i njerëzve të tillë, na bën të emocionohemi kur i shohim. Zoti qoftë i kënaqur nga ky xhemati ynë që e ka bërë këtë gjest dhe të gjithë atyre që e mbrojnë pronën shtetërore”, u shpreh ai.


SHPËRNDAJE