Mbrojtja nga virozat e pranverës. Mjekët: Ajrosni shtëpinë, jo antibiotikë!

Pranvera nuk është stina më e favorshme për personat e ndjeshëm ndaj alergjive.

Shmangia e vendeve kolektive si dhe vendet me pluhura dhe lule, është kujdesi minimal që duhet të tregoni për të mbrojtur veten. Por, mjekët tregojnë se si llojet e alergjive ndahen dhe kush janë më shumë të predispozuar të preken nga to.

Tek fëmijët janë më shumë alergjitë ushqimore, sidomos alergjia ndaj qumështit, perimeve dhe frutave. Kjo ndodh se fëmijët janë më pak të predispozuar në ambientin e jashtëm, ndërsa të rriturit punojnë në ndërtim, janë në procese pune me pluhur dhe tym. Më shumë pleumogjene janë edhe alergjitë nga polenet e luleve dhe barishtet se tani është faza e tyre që shpërndahen me anë të ajrit.

Temperatura që zgjat 5 ditë dhe kolla e thatë janë disa nga shenjat që tregojnë virozat e pranverës. Gjithkush që ka bërë në kohë vaksinimin është i mbrojtur nga ndërlikimet. Ndërkohë që si për virozat dhe për alergjitë e stinës, mjekët japin këto këshilla: “Duhet të kenë kujdes, të bëjnë ajrimin e dhomave ku rrinë, mbushja e shtratit vazal me lëngje frutash dhe nuk duhet të marrin antibiotikë sepse shpeshherë shkojnë në farmaci e marrin mjekim”.

SHPËRNDAJE