Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz takon myftiun Naim Tërnava, ja temat e takimit

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz, ka mirëpritur sot në Riad myftiun Naim Tërnava, së bashku me delegacionin e tij përcjellës.

Sipas Saudi Press Agency, vizita e tyre lidhet me përpjekjet për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve.

Bshkëpunimi po thuhet të jetë në të mirë të shërbimit të islamit dhe muslimanëve, në përpjekje për të promovuar moderimin, bashkëjetesën dhe tolerancën.

Takimi u përcoll edhe nga ministri i jashtëm, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah, Ministri i Çështjeve Islame dhe Davetit, Abdullatif bin Abdulaziz Al Al-Sheikh dhe Sekretari i Posaçëm,  Tamim bin Abdulaziz Al-Salem. /Mesazhi/

SHPËRNDAJE