Mbreti Saudit e braktisë G20

Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka bërë me dije se se Mbreti Salman bin Abdulaziz i Arabisë Saudite nuk do të marrë pjesë në takimin e Grupit të G20 në Hamburg.

Zëdhënësi Steffen Seibert tha se qeveria saudite kishte njoftuar Berlinin se monarku 81-vjeçar nuk do të merrte pjesë në takimin vjetor, por nuk dha ndonjë arsye për anulimin e vizitës së mbretit Salman.

Megjithatë, burimet diplomatike saudite thanë se anulimi ishte i lidhur me mosmarrëveshjen e Arabisë Saudite me Katarin.

Ministri Saudit i Financave Muhammad al-Jadaan do të marrë pjesë në samit në vend të mbretit Salman.

Duhet kujtuar se është pikërisht Gjermania i vetmi vend në Europë që ka kundërshtuar izolimin e Katarit. /MESAZHI/