Mblidhet Qeveria, pritet ndarja e mjeteve për Notre Dame

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e rregullt nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj. Mbledhja pritet të nis nga ora 12:00.

Në këtë takim të ekzekutivit të Qeverisë pritet të merret vendim për ndarjen e mjeteve për t’i dhuruar Francës në rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila ditë më parë u shkatërrua si pasojë e një zjarri.