Mbi 500 persona nga Shqipëria kërkojnë strehim në Kosovë

Kosovarët kanë hapur dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Aktualisht sipas asaj që kanë treguar vullnetarët kosovarë të cilët ndodhen në zonat e rrezikut në Durrës, mbi 500 shqiptarë kanë ardhur në Kosovë për të gjetur strehim, shkruan lajmi.net.

Grupi i parë i personave ka arritur sot në mëngjes në qytetin e Pejës.

Ndërkaq, në rrjete sociale, media e shumë vende është vërejtur mobilizim i jashtëzakonshëm i shtetasve kosovarë për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve.

Të strehuarit në tenda në Thumanë e Durrës thonë se arsyeja më e madhe që ata po kërkojnë strehë në Kosovë, është frika nga goditjet e rradhës së tërmeteve.