Mbi 25 mijë euro për pastrimin e veturave të ministrisë së Mjedisit

Pastrimi i veturave zyrtare, ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do t’i kushtojë hiç më pak se 25 mijë e 500 euro.

Kështu të paktën parashihet në tenderin e hapur nga kjo ministri, të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

çPo ashtu në njoftimin për kontratë thuhet se data për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje është deri më 4 prill të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Kjo ministri posedon rreth 63 veturave, 35 prej tyre janë xhipa dhe 28 vetura limuzina