Mbi 10 mijë nënshkrime kundër homologimit, peticioni dërgohet në Kuvend

Mbi 10 mijë nënshkrime janë mbledhur në Peticionin për heqjen e homologimit në Kosovë.

I njëjti është dërguar sot në Kuvendin e Kosovës, në të cilin kërkesa kryesore është heqja e tërësishme e obligimit të homologimit në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Çështja e homologimit të veturave u bë temë aktuale në vend pas seancës së mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Trajtimi i çështjes së lartëpërmendur është bërë edhe në aspektin e monopolist në homologim.

Aktualisht në Kosovë ky shërbim kryhet vetëm nga kompania “EuroLab”.

Deputetët në seancën e mbajtur kishin kritikuar edhe për faktin se veturat e reja  të cilat sillen nga vendet e tjera në Kosovë, detyrohen t’i nënshtrohen homologimit dhe në këtë formë, kostoja është shumë më e lartë për qytetarët e Kosovës.