Mbesa e Musolinit kërcënon njerëzit që ofendojnë udhëheqësin fashist

Mbesa e Musolinit ka kërcënuar se do të denoncojë në polici të gjithë njerëzit që do të guxojnë të ofendojnë udhëheqësin fashist.

Alessandra Mussolini u përfshi në një betejë në interent, pasi u kërkoi avokatëtve që të verifikonin “korrektësinë politike” të faqeve në Facebook dhe media të tjera sociale në lidhje me fotografitë dhe/ose mesazhet fyese për gjyshin e saj.

Ndërsa tha në Tëitter se kushdo që dyshohet se ka postuar materiale fyese do të monitorohet dhe raportohet në polici.

Alessandra Mussolini që nga viti 2014 ka qenë anëtare e Parlamentit Europian për partinë e djathtë italiane, Forza Italia.

Reagimi i saj nxiti menjëherë reagime ironie, indinjate dhe protestë në mediat sociale.

Gazetari Luca Bottura shpërtheu duke thënë: “Mirëmëngjesi, unë kam vetë-deklaruar: Musolini ishte një diktator i neveritshëm që dërgoi 300.000 italianë të vdisnin dhe vrau 150.000 civilë, për të mos përmendur çifutët që iu dorëzuan Hitlerit ose që u shkatërruan nga ne.”