Mbahet marshi për 11 vjeçarin e vrarë në Fushë Kosovë

Mbahet  marshi për 11 vjeçarin që para u vra para disa ditësh në Komunën e Fushë Kosovës.

Ky marsh po mbahet në moton “Kundër racizmit”.

Në këtë marsh përveç qytetarëve kanë marr pjesë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Sami Kurteshi.

Dhjetëra qytetarë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marshuar nga lagjja “Meshari”, deri te stacioni i policisë në Fushë Kosovë për të protestuar për neglizhencën institucionale të policisë dhe prokurorisë për vrasjen e një të mituri në Fushë Kosovë.

Protesta e radhës për vrasjen e të miturit do të mbahet të martën në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për S.O, 20 vjeçarin që fillimisht e dhunoi e më pastaj e ka vrarë K.Veselin. I njëjti e ka pranuar veprën e bërë.