May shteyn votimin për Brexit-in

 Kryeministrja britanike, Theresa May, ka shtyrë votimin e së martës për marrëveshjen e Brexit-it, të cilës i ka paraprirë një takim i jashtëzakonshëm me kabinetin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

May pritet t’i adresohet sot Dhomës së Ulët të Parlamentit, bën të ditur e përditshmja “The Guardian”, duke cituar zyrën e kryetarit të Kuvendit.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, solli një vendim të hënën me të cilin tha se Britania e Madhe është “e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin mbi synimin e saj për të braktisur BE-në”.

Në vitin 2017, May njoftoi Këshillin Evropian mbi synimin e Britanisë së Madhe për të dalë nga blloku 28-anëtarësh, sipas nenit 50 TEU (Traktati mbi Bashkimin Evropian).