Mashtrimi me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja industriale – VIDEO

Konsumatori mendon se produkti ushqimor që është i shtrenjtë ka cilësi të lartë, por jo gjithnjë ndodh kështu.

Të paktën jo me vajin e ullirit, pasi çmimi dhe kategoria nuk janë tregues të cilësisë. Shqiptarët blejnë vaji ulliri, por nuk konsumojnë të tillë në tryezat e tyre.

Një ditë më parë Top Channel tregoi se vaji i ullirit i cili tregtohet në supermarkete e vendit tonë nuk ishte vaj ulliri ekstra i virgjër, i virgjër apo vaj ulliri.

Eduart Sado, na tregon se si një konsumator i thjesht mund të dallojë vajin e ullirit bio nga ai që nuk është cilësor, duke marrë si shembull vajin që prodhojnë vetë.

“E përdorim vetëm për konsumin tonë familjarë, nuk e tregtojmë. Ai si vaj do të shohim njëherë nëse do të ngrijë. Atëherë do të ishte cilësia më e mirë”, sqaron ai.

Gazetarja Rudina Muça vendosi tre kampionët e vajit që pati blerë në supermarket e i vendosi në ngrije, e si rregull vaji i ullirit cilësor duhet të ngrijë.

Pas u la afërsisht 60 minuta në kushte frigoriferike u dallua se nga 4 kampionet, vetëm ai i prodhuar nga familja Sado ka ngrirë.

Ky eksperiment fare i thjeshtë pa qenë nevojë e një laboratori na tregon se si të dallojmë vajin cilësorë të ullirit.

SHPËRNDAJE