Masakra në Zelandë të Re, të premten terroristi që kreu krimin paraqitet në gjykatë

Njeriu i akuzuar për kryerjen e masakrës së dyfishtë në xhamitë e Zelandës së Re në mars do të bëhet i dyshuari i parë që do të akuzohet me ligjet anti-terroriste të vendit të miratuara pas sulmeve të 11 shtatorit.

Tarrent, i lindur në Australi, të premten do të dal para gjykatës për herë të parë që nga prilli.

Por ai në gjykatë do të përfaqësohet nga avokatët e tij, ndërsa Tarrent do të shfaqet vetëm me video nga burgu.

Ky do të jetë krimi i parë që do të akuzohet me ligje të anti-terrorizmit në Zelandën e Re.

Ende nuk është e qartë nëse në seancën e radhës do të lejohen mediat në sallë.

Në seancën e fundit, gjykata mori vendim që të kontrollohet gjendja e tij mendore.