Marrëveshja me BE, sekretari i Brexit jep dorëheqjen

Sekretari i Brexit i Britanisë së Madhe, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen.

Ai bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Twitter.

“Sot kam hequr dorë si Sekretar i Brexit,”-shkruan Raab.

Raab tha se nuk mund të mbështeste kushtet e propozuara për marrëveshjen që do nënshkruhet mes BE dhe Britanisë

“Unë nuk mund të mbështes me ndërgjegje të plotë kushtet e propozuara për marrëveshjen tonë me BE. Këtu është letra ime drejtuar Kryeministres duke shpjeguar arsyet e mia dhe respektin tim ndaj saj,”-shkroi ai, duke postuar dhe letrën e dorëheqjes.