Marketet fillojnë t’i vendosin produkteve flamujt e origjinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherit kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka njoftuar se ka filluar zbatimi i i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se lehtë është me e pa cili është prodhim i shteteve fqinje e cili vendor. Më poshtë postimi i Ahmetit pa ndërhyrje: Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD Dardan Sejdiu në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë me i lexu e me i njoft barkodet. Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili eshtë prodhim vendor. P.S. fotot nuk janë të miat, i mora nga një postim.